Asgjësohen më shumë se dy mijë bimë kanabis në Shkodër, 4 persona vihen nën hetim, mes tyre kryeplaku i fshatit dhe specialisti i pyjeve

Jun 26, 2024 | 12:55
SHPËRNDAJE

Në kuadër të megaoperacionit ‘Territor i pastër’, policia ka gjetur dhe asgjësuar 2738 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

kanabis shkoder

Gjithashtu ka identifikuar dhe proceduar penalisht  2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis që u gjetën në fshatin Lohe, Malësi e Madhe.  Për këtë rast, janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve.

Në vijim të kontrolleve, në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 438 fidanë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 2738 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis që u gjetën në fshatin Lohe, Malësi e Madhe.

Për këtë rast, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  2. B., kryetari i fshatit, dhe shtetasi A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të kontrolleve, në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 438 fidanë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura