“Askush nuk i del për zot pazarit të mbrëmshëm!”- Basha sulmon kolegët e opozitës: Me vjen turp nga këta paçavure e karikatura! Duan të sigurojnë një vend për vete se nuk i voton as…

Jul 25, 2024 | 19:05
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kolegët e tij demokrat, pas dakordësisë së arritur mes PD dhe PS, lidhur me Reformën Zgjedhore.

basha

Teksa i ka cilësuar karikatura e paçavure, Basha shprehet se askush nga palt nuk i del për zot marrëveshjes së arritur mes tyre, e sipas tij, ja lënë njëri-tjetrit në derë.

Sipas Bashës, marrëveshja e arritur mes palëve nuk është bërë për interes të qytetarëve por për interes të vetë deputetëve.

“Këta kanë marrë këtë vendim që t’i ndajnë listat e deputetëve në “bussines class” për vete dhe në karroceri për të tjerët. Të sigurojnë një vend për vete se e din që nuk i vonon as shtëpia e tyre”, tha Basha.

“Betejën nuk e kanë patur për parime, bindje, e kanë patur për të siguruar një vend për veten e tyre. Kur e mendoj këtë, edhe mua me kap turpi për këta paçavure e karikatura që iu dha mandati i deputetit”, u shpreh ai më tej.

Basha: Për pamundësinë për Reformën Zgjedhor askush nuk i del për zot pazarit të mbrëmshëm, mundohen ta shtyjnë tek njëri-tjetrit, për t’ja lënë njëri-tjetrit në derë. Por kjo vetëm i demaskon si të vetëdijshëm për krimin që po bëjnë gati të kryejnë për interesat e tyre kundër qytetarëve e demokratëve shqiptarë.

Ajo që po bëjnë, nuk ka asnjë motiv tjetër përveç interesit të tyre personal. Këta njerëz që prej kohësh kanë humbur çdo moral përballë votuesve, dhe kanë votuar me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës, bënë pazar në mënyrë flagrante të merrnin vendimin e turpshëm të 11 qershorit. Këta kanë marrë këtë vendim që t’i ndajnë listat e deputetëve në “bussines class” për vete dhe në karroceri për të tjerët.

Të sigurojnë një vend për vete se e din që nuk i vonon as shtëpia e tyre. Kurrë më parë Shqipëria nuk është gjetur në mëshirën e një grupi njerëzish kaq të vegjël. Betejën nuk e kanë patur për parime, bindje, e kanë patur për të siguruar një vend për veten e tyre. Kur e mendoj këtë, edhe mua me kap turpi për këta paçavure e karikatura që iu dha mandati i deputetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura