Kryeministri Edi Rama thotë se është krenar për punën e bërë me koncesionin e sterilizimit, ndërsa thekson se kush ka bërë gjynah duhet ta paguajë, pasi përgjegjësia është personale.
Rama deklaroi se pushteti është një lloj kafshe e egër dhe është vështirë ta mbash të zbutur.
“Njëqind herë të kthesa 100 herë do mbështesja këto PPP. Sepse veprat janë atë që mbeten. Ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me atë që kanë gjë në dorë.
Ajo shume socialiste të korruptuar, socialistët janë 1 milion. Njerëzit që janë të implikuar janë shumë pak dhe janë asgjë në raport me fuqinë e PS.
E rëndësishme është që sterilizimi është një nga kontratat dhe një nga punët me të bukura që kemi bërë. Për këtë shkoni pyesni mjeket, jo mua
Nëse ne procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe atdheun që iu shërbejmë do paguajnë. Kur ne zgjedhim, nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh ca do bëjnë në të ardhmen. Pushteti është një lloj kafshe shumë e egër. Është shumë e vështirë ta mbash të zbutuar dhe të mos biesh preh. Ka disa që i rezistojnë tundimeve ka nga ata që nuk i rezistojnë tundimeve”, tha Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al