Atentat mafioz ndaj një personi në Greqi! Autori iu afrua makinës së tij në kryqëzim dhe e qëlloi me mbi 10 plumba. Viktima më herët kishte denoncuar se…

Jul 2, 2024 | 9:10
SHPËRNDAJE

Një atentat mafioz ka ndodhur mëngjesin e sotëm (2 korrik)  në Neo Psychiko, në Greqi, ku një person cili udhëtonte me motoçikletë ka vrarë me armë zjarri një burrë jashtë ambienteve të punës së tij, teksa ndodhej në makinën tip BMW.

IMG_6353

Sipas informacioneve nga mediat greke, viktima i identidikuar si shtetasi me iniciale P.X.S., është me profesion inxhinier topograf.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe 25 Marsi, ndërsa në vendngjarje sipas Kathimerini, janë gjetur dhjetëra gëzhoja, ndërsa thuhet se ndaj viktimës është qëlluar mbi 10 herë.

Sipas informacioneve, viktima, 54 vjeç, është vrarë jashtë një biznesi të cilin e kishte në pronësi të përbashkët me një person tjetër, e specializuar në “inxhinierinë dhe aktivitetet e konsulencës teknike.

greqi atentat

Autoritetet janë thirrur në vendngjarje në orën 8.30 të mëngjesit nga ortaki i tij, i cili kishte dhe makinën në pronësi.

Të dy biznesmenët, si viktima dhe ortaku i tij, nuk kanë precedentë penalë.

Sipas informacioneve, viktima paraprakisht kishte denoncuar tek autoritetet se ishte rrahu, por nuk kishte treguar apo dhënë emra për autorët.

IMG_1089

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura