Atentati ndaj Donald Trump, reagon Presidenti Begaj: E dënojmë fuqishëm, dhuna politike nuk ka vend në demokraci

Jul 14, 2024 | 9:15
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj kandidatit presidencial në SHBA, Donald Trump.

begaj trump

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se dhuna politike nuk ka vend në demokraci.

Kreu i Shteti i uron Trump shërbim të shpejtë, ndërsa shpreh ngushëllimet për vrasjen e një qytetari të pafajshëm.

“Mësova me keqardhje lajmin e tentativës për vrasjen e Presidentit Donald Trump. I uroj shërim të shpejtë Presidentit Trump dhe ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm. E dënojmë ashpër këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”, – u shpreh Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në rrjetin X.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura