Atentati ndaj ish-presidenti Trump, nënkryetari i PD: I pritshëm, referuar klimës politike në SHBA

Jul 15, 2024 | 21:44
SHPËRNDAJE

Amerika u trondit pak më shumë se 24 orë më parë, për shkak të atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump.

-640-0-1720941150x1720936340-z10-504

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka komentuar këtë ngjarje, duke thënë ndër të tjera se ishte e pritshme, referuar klimës politike që ka mbizotëruar këto kohë në SHBA.

“E majta ekstreme kishte krijuar një marrëdhënie sfiduese me Trump, madje duke bërë çdo përpjekje për ta larguar nga gara si kandidat. Biden, orientoi stafin, që Trump të trajtohej në publik si një i dënuar.

 

U munduan ta përjashtojnë nga gara, kërkuan ta largojnë përmes vendimeve gjyqësore. Tani nuk mund të themi që fajin e kanë demokratët, por nëse ti ndërton një qasje të tillë ndaj një kundërshtari politik, pritet që të ndodhin edhe situata të tilla”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura