Atentati para shkollës/ Tre autorët zbritën nga “Audi” i bardhë dhe qëlluan me breshëri drejt mjetit ku udhëtonte 54-vjeçari! Shënjestra mori plumba në kraharor e shpatull

Mar 6, 2024 | 11:27
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga atentati në fshatin Rrilë të Lezhës, ku persona të armatosur qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonte 54-vjeçari Agron Puka mëngjesin e sotëm (6 mars)

agron puka lezhe plagosje1

Dyshohet se tre autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një Audi të bardhë dhe kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar në drejtim të makinës së shënjestrës.

Plumbat kanë qëlluar 54-vjeçarin në shpatull dhe kraharor, por 54-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë janë kamerat e sigurisë së një lokali pranë shkollës 9-vjeçare që do të hedhin dritë mbi ngjarjen. Pamjet filmike janë marr janë marrë nga policia me qëllim identifikimin e autorëve.

54-vjeçari mësohet se sapo kishte dërguar fëmijët në shkollë, kur atentatorët i kanë bërë pritë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit ndërsa mësohet se në atë moment jashtë shkollës kishte edhe fëmijë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura