Aurela Hoxha: Kam bërë vetëm buzët, po të kem ndonjë defekt tjetër do e bëja

Mar 28, 2016 | 12:21
SHPËRNDAJE

Historia e saj e dashurisë zgjoi interes të jashtëzakonshëm në mediat rozë, për faktin se me bashkëshortin e saj kishin vite të lidhur. Modelja e njohur, Aurela Hoxha, tashmë ka nisur e vetme rrugën e karrierës, të cilën e kishte lënë në gjysmë.

“Momentalisht merrem me të gjitha nga pak, me biznese dhe me revistën, identifikohem më shumë kur flitet për modë, nuk veçoj një vend, se çdo vend që shkoj është i bukur dhe planifikoj të vizitoj dhe gjatë verës shumë vende, sepse në vizita ndihem më mirë”, kështu tregon Aurela, e cila thotë se ka shumë projekte për të cilat po punon.

aurela-4

“Kam shumë projekte dhe punë e jam në një fazë që jam duke krijuar, nuk jam ulur të reflektoj, por po ecin mirë”. E sa i përket asaj që është shkruar se ajo ka blerë ftesën për të qenë pjesë e eventeve të modës në Itali, Hoxha sqaron se ka blerë vetëm biletën e mbrëmjes after-party, që ka qenë për bamirësi e jo ftesën.

Aurela-Hoxha-6

“Nuk është me bileta java e modës, por me ftesa dhe ftesat janë publike, unë i kam publikuar ftesat, kam qenë e ftuar. Vetëm nëse flitet për galanë, ajo është bërë pme agesë, por paratë kanë shkuar për bamirësi”.

E tani, pas gjithë kësaj buje, ajo synon diçka tjetër. “Sigurisht që synoj tregun ndërkombëtar, kjo është një periudhë që e kam kaluar me punë dhe vazhdoj me punë, nuk kam dashur të flas për këtë pjesë, por jam mirë”.

Aurela-Hoxha-3

E sa i përket dashurisë së saj dhe ndërhyrjeve kirurgjike, ajo përgjigjet: “Nuk kam të dashur, jam vetëm. Nuk jam kundër operacioneve, kam bërë buzët shumë vite më përpara, operacione të tjera nuk kam dhe janë vetëm fjalë, e sikur të kisha ndonjë problem, do e bëja sigurisht”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura