Babai i alarmuar nxjerr këngëtaren nga “BBVIP”/ Flori Mumajesi e strehon dhe merr përsipër rehabilitimin e Fifit pas problemeve që shfaqi me shëndetin mendor

Nov 28, 2021 | 18:26
SHPËRNDAJE

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka vendosur të lërë shtëpinë e “Big Brother”, pasi të martën u vu në qendër të diskutimeve për shkak të përfshirjes së saj në raportin e Sarës dhe Dj Pm. 

flori mumajesi fifi3

Ajo kërkoi fillimisht atë mbrëmje të linte shtëpinë, pasi humbi ndjenjat gjatë spektaklit live. Më pas vendosi të vazhdonte rrugëtimin për nipërit e saj.

fifi

“Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë”, është shprehur Fifi teksa mori këtë vendim për ta lënë shtëpinë, ndërkohë që banorët e tjerë të njohur e përcollën duke qarë, edhe pothuaj secili prej tyre kishin provuar një episod konflikti me artisten.

fifi

Gjithsesi pas largimit ajo i puthi dhe përqafoi të gjithë duke lënë pas hatërmbetjet dhe madje u bëri edhe dhurata nga sendet e saj personale. Gjithçka nisi pas një puthjeje në buzë mes Sarës dhe Pajtimit (PM) duke shaktuar debate në shtëpi, ku më e pakënaqura dukej se ishte Fifi. Ajo, gjatë diskutimit mbrëmjen e së martës, u revoltua pas opinionit të Balina Bodinakut, e cila i tha se reagimi i saj është i përsëritur.

fifi44jpg

“Fifi, mendoj se ky është një reagim i përsëritur. Dhe më shumë sesa dashuron dashurinë, do vëmendjen! T’u duk sikur të iku një pjesë e vëmendjes tënde”, i tha ajo. E teksa opinionistja fliste, Fifi përsëriste pa pushim: “Arbana dua të lë shtëpinë” dhe menjëherë pas kësaj situate ra në dysheme papritur.

fifi arbana

Momenti i bëfasishëm në spektakël, i gjeti të gjithë të papërgatitur dhe moderatorja Arbana Osmani u detyrua të kalojë në hapësirën publicitare, derisa gjendja e saj të përmirësohej. Më pas, të gjithë u përqendruan te shëndeti i saj mendor, madje banorët, disa me fjalë e disa nën zë, treguan se kjo nuk ishte hera e parë që Fifi rrëzohej pa ndjenja.

fifi

Edhe pse nuk është artikuluar ende asnjë lloj diagnoze konkrete shëndetësore, për të cilën Fifi kurohej më parë, burime pranë familjes së saj kanë dëshmuar se familjarët e saj kanë qenë të alarmuar. Ka qenë babai që i ka kërkuar produksionit ta nxjerrë urgjent Fifin nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi siç e tha dhe vetë Fifi, prindërit ishin kundër që ajo të hynte në këtë shtëpi pikërisht për këtë arsye.

fifi1

Dhe kur Fifi është rrëzuar pa ndjenja në transmetimin live, i ati ka marrë masat dhe i ka kërkuar produksionit ta bindin Fifin që të dalë nga shtëpia menjëherë. Babai i Fifit, një intelektual në Kosovë, u bë i njohur për publikun pasi ishte ai që e surprizoi të bijën, mes familjarëve, duke i shkuar në shtëpi.

Megjithë takimin emocionues për të, ai i tërhoqi edhe veshin së bijës, duke thënë se ajo ka hyrë në gjynah lidhur me sjelljet e fundit.

fifi babai1

Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë t’u shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lekë prej vorrit vetëm që atyre mos t’u mungonte gjë. U ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, tregoi ajo për babain.

fifi granit cana (3)

Kurse babai gjatë takimit që zhvilluan i tha: “Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjellë mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten”. 

fifi granit cana (6)

Por Fifi mes lotësh i tha: “M’u nuk më ka kurrkush falje. Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë vështirë m’u përshtat bab”. Artistja i premtoi të atit se do të sillej mirë më tej, por situatat u ngatërruan sërish dhe ajo është e para banore që largohet me vendimin e saj dhe jo të votave të publikut.

fifi granit cana (5)

Pas daljes nga shtëpia u prit nga Ardit Çuni dhe Paloma, por miqtë e saj të vërtetë që e pritën me krahëhapur janë djemtë e “Threedots”, Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Madje, Flori vendosi të mos qëndronte indeferent dhe ta përkrahte publikisht Fifin, pas vërshimit të komenteve ndaj saj këto ditë e fundit.

flori mumajesi fifi

Flori Mumajesi, bashkëpunëtor dhe mik i Fifit, i doli në mbrojtje Fifit, pas debatit të fundit në rrjete sociale. “E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre”, shkruante Flori.

fifi

Kantautori e kishte fjalën për komentet në rrjete sociale pas puntatës së të martës së “Big Brother VIP”. Siç mund ta keni parë, gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku, Fifi humbi ndjenjat dhe kërkoi më pas të linte shtëpinë.

fifi (11)

Një pjesë e njerëzve nuk e besuan humbjen e ndjenjave dhe e konsideruan atë si të stisur, disa përkrahën Fifin e të tjerë ishin të mendimit që Fifi duhet të largohet nga “Big Brother VIP” për shkak të gjendjes shëndetësore dhe vështirësisë për të përballuar lojën.

fifi (4)

“Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superiorë, të mençur, madje edhe artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu ‘dhemb’”, shkruante Mumajesi.

flori mumajesi fifi1

“Një këngë krijuar nga ti Fifi aty në shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme”, përfundonte ai. Edhe djemtë e tjerë të Threedots e mbështetën Fifin, para se ajo të dilte nga shtëpia.

“Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shohësh postimin tim, por jam i sigurt që do e ndjesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot unë me zërin tim nga studio, ti nga Big Brother, por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt”, shkroi Bruno duke publikuar një pjesë nga bashkëpunimi i tyre.

fifi (1)

Ndërsa Klajdi Haruni u shpreh: “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë, por edhe një njeri të mirë, ty Fifula”. 

E jo vetëm kaq, por Flori ka vendosur që ta strehojë Fifin në shtëpinë e tij ku ka dhe studion, dhe madje të merret seriozisht për rehabilitimin e saj, pas tronditjeve emocionale dhe momenteve të vështira që kaloi gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”.

fifi (3)

Ndërkohë pasi Fifi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP” këngëtarja tha se nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë aty ku nuk i takon, sepse ajo e njeh prej 11 vitesh Pajtimin dhe nuk dëshiron që ai të lëndohet nga loja e Sarës. Kur tentoi të çohej për t’u larguar, Fifi humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë.

fifi (6)

Pas kësaj skene, e para që reagoi ishte motra e saj me anë të një postimi në “Instastory”. Ajo publikoi një video, në të cilën shfaqej këngëtarja duke aktruar gjatë provës së javës, krahas së cilës shkroi: “Motra ime e fortë. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe, dhe sa keq më vjen që sinqeriteti yt është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se ‘dua të dal’, për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty dhe u gëzova shumë që nuk e the se e di që do reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e ‘Big Brother’ përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkroi Edona Raçi.

fifi (4)

Para kësaj situate Fifi u komentua gjatë për afeksionin që pati për Granit canën, modeli që doli para saj nga loja. Për mënyrën si iu afrua atij, reagoi motra e Granitit, moderatorja Genta Cana, e cila e uroi vëllain për daljen, duke i thënë me pak fjalë se kishte shpëtuar nga “ajo psikopatja” referuar Fifit. Sa i përket karrierës së këngëtare, Fifi ka shumë këngë të njohura, mes të cilave ajo me titull “Psikopatja jote”.

/Panoramaplus.al

fifi, granit cana (1) fifi semi jaupaj (1) fifi (2) fifi (10) fifi (4) fifi (3) fifi (2) fifi (5) fifi (7) fifi (12) fifi (1) fifi (2) fifi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura