Babai i të dyshuarit për vrasjen e tregtarit mohon djalin: Është një monstër, meriton që të varet

Apr 30, 2018 | 9:13
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Babai i Vladimir Kurtit, 28-vjeçarit që u arrestua si i dyshuar për vrasjen gjatë grabitjes të tregtarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, kërkon falje. I përlotur, Petrit Kurti thotë se e ka mohuar të birin. Madje e quan ish-djalë, pasi thotë se nuk është më djali i tij.

Petritbuci-933x445

I vetëdijshëm që nuk ka fjalë që të ngushëllojë familjen Buci, ai sërish i kërkon falje. Petrit Kurti thotë se po tenton të ndërmjetësojë me familjen e Agim Bucit, që t’i shkojë për ngushëllim, por deri tani nuk e ka marrë askush përsipër, pasi është i vetëdijshëm që ngjarja është shumë e rëndë.

Ndërsa për të birin thotë se kërkon dënim maksimal. Madje i drejtohet Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit që të rishikojnë ligjin dhe të kthehet dënimi me vdekje. E ky ligj, ai kërkon që të zbatohet së pari me djalin e tij.

“Ne nuk jemi kështu. Nuk kemi qenë kurrë. Po rrisim mostra”, shprehet babai i Vladimir Kurtit. I tronditur për atë që i ndodhi familjes Buci dhe që shkaktar i asaj ngjarjeje është djali i tij, Petrit Kurti thotë se i mirëkupton ata edhe nëse nuk e pranojnë faljen e tij.

Ndonëse të dyja familjet janë nga Mati, madje banojnë thuajse në të njëjtën zonë, babai i Vladimir Kurtit thotë se nuk e njihte më parë familjen Buci. Për këtë arsye po tenton të ndërmjetësojë me persona që ka njohje të përbashkëta me atë familje, në mënyrë që të shkojë për ngushëllim në familjen e tyre.

Intervisten e plote e lexoni sot ne PANORAMA PRINT 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura