“Babai nuk na dëgjonte për asgjë”- Amarildo Meta tregon ku ndodhej në momentin e krimit: Kishte konflikte me të gjithë familjen

Feb 26, 2024 | 12:42
SHPËRNDAJE

Ka dëshmuar në gjykatë 21-vjeçari Amarildo Meta, i cili ka treguar se ku ndodhej në momentin që ndodhi krimi i rëndë në familjen e tyre, ku babai Pëllumb Meta dyshohet se u qëllua me 4 plumba nga djali i madh, Hysen Meta.

Ai është shprehur se ka qenë në punë dhe nuk ka parë asgjë në momentin që ndodhi krimi.

I riu shtoi se babai nuk i dëgjonte për asgjë dhe se kishte konflikte me të gjithë në familje.

“Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë”, tha Amarildo Meta.

LEXONI EDHE: Hygerta Meta mori përsipër autorësinë e krimit, gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 3 fëmijët e Pëllumb Metës

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura