“Baballarët e vërtetë…”- Vazhdon ‘telenovela” mes Tunës dhe Patris Berishës, çifti këtë herë në konflikt për fëmijët! Këngëtarja akuza publike ndaj ish-partnerit

Sep 18, 2022 | 11:13
SHPËRNDAJE

Raporti i këngëtares Tuna Sejdiu dhe bateristit Patris Berisha ka qenë gjithmonë pjesë e syrit të medias dhe jo më kot.

tuna8

Çifti ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me ndarje e ribashkime që duket se vazhdojnë edhe pse janë bërë prindër të dy fëmijëve. Një postim i bërë nga Tuna në rrjete sociale na ka tërhequr vëmendje sërish.

tuna5

Ajo ka publikuar në “Instagram” një thënie ku shkruhet: “Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa iu thënë ligji që duhet t’i mbështesin”.

Kjo duket se një kunjë për Patrisin, me të cilin ka pasur disa herë përplasje rreth kësaj çështjeje edhe publikisht. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë një postim i rastësishëm, gjë që ka më pak gjasa të jetë e vërtetë. Duket se konflikti i ri i Tunës me Patrisin është pikërisht angazhimi i tyre për fëmijët.

Duket se artistja nga Maqedonia e Veriut ka ankesa në përmbushjen e detyrimeve të Patrisit për dy djemtë e tyre.

tuna1

Megjithatë, ajo është mjaftuar vetëm në këtë status, duke zgjedhur mos të zbulojë më shumë. Dy partnerët u panë së bashku në Dubai, ku pushuan bashkë me dy djemtë e tyre.

tuna2

Por duket se rikthimi i tyre ka qenë në statusin e prindit dhe jo të çiftit. Bëhet me dije se Tuna dhe Patris nuk janë rikthyer bashkë, por për hir të fëmijëve ata udhëtojnë bashkë si një familje.

TUNA-PATRIS (1)

Sa i përket marrëdhënies së tyre, gjithçka ka marrë fund kohë më parë. Çifti prej vitesh ka një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime.

Vetëm pak kohë në media u përfol për një ndarje të dyshes, vetëm pak muaj pasi u pajtuan. Këngëtarja prej ditësh ka publikuar foto nga pushimet që po bën me familjen e saj në Dubai.

tuna patris berisha (1)

E nëse ju mendoni se këto ishin pushimet e një nënë beqare me dy djemtë e saj, gaboheni. Bashkë me të ishte edhe Patrisi, duke na bërë të gjithë të besonim te ribashkimi i tyre.

patris berisha

E si për ta konfirmuar, Patrisi publikoi foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e tyre, Tian dhe Zen. Në një histori gati 6-vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publikë, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim.

Kujtojmë se pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, e kthyer te prindërit në Shkup, ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë muzikantit. Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi.

Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar.

tuna2

Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.

tuna tuna4 tuna6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura