“Ballkani është si sëmundje ngjitëse”

May 4, 2017 | 15:59
SHPËRNDAJE

Ambasadori rus në BE, Vladimir Çizhov ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndmor nuk janë gjithmonë një alternativë për integrime euroatlantike.

Ballkani-harta-1-780x439-650x358

Megjithatë ai nuk ka specifikuar se çfarë mundet Rusia të iu ofrojë këtyre vendeve në këmbim të integrimit evropian, transmeton lajmi.net.

Chizhov ka deklaruar se mbështet presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov i cili nuk dëshiron të mandatojë liderin e Bashkimit Social Demokrat, Zoran Zaev edhe pse ai ka një numër të mjaftueshëm të delegatëve për zgjedhjen e qeverisë, raporton portati EurActiv.

“Ajo që Rusia ofron sigurisht nuk është gjithmonë një alternativ për integrimin euro-atlantik sikurse disa vende mendojnë. Por kjo nuk do të thotë se rruga euroatlantike ka në dispozicion vetëm vendet e Ballkanit”, ka thënë ai.

Chizhov ka theksuar se ndryshe nga SHBA dhe BE, Rusia nuk do të ndërhyjë në krizën politike në Maqedoni duke shtuar se ai mendon se duhet mbajtur zgjedhje të reja të cilat kërkohen nga partia e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“Ne besojmë se qëllimi përfundimtar për të ruajtur Maqedoninë si shtet dhe për të ruajtur kushtetutën e saj, është t’i lejojë forcat politike të bien dakord mbi atë se si duhet vazhdohet”.

Ambasadori rus ka thënë se platforma e Tiranës për të cilën ranë dakord partitë shqiptare në Maqedoni dhe u pranua nga LSDM shkon më tej se Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit midis rebelëve shqiptarë dhe forcave maqedonase.

Ai shtoi se platforma Tirana është në kundërshtim me rendin kushtetues në Maqedoni dhe mund të jenë të dëmshme për vendin.

Ndërsa sa i takon zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit, Chizhov ka thënë se janë shkelur rregullat e kuvendin maqedon, duke shtuar se Xhaferi ishte ministër i mbrojtjes në qeverinë e Nikolla Gruevskit dhe ka një histori të gjatë të pjesëmarrjes në aktivitetet e armatosura në vend.

Chizhov ka thënë se mbështetja e BE-së ndaj Xhaferi nuk ndihmon qetësimin e tensioneve dhe theksoi se ai nuk mund të dal nga kriza politike duke shkatërruar shtyllat e vendit.

“Ballkani është një sëmundje ngjitëse”, ka përfunduar ambasadori rus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura