Bandat shqiptare reklamonin kalimet e paligjshme për në Britani, Sky News: 12 mijë postime fshihen nga të gjitha platformat sociale! Masat që po merr Agjencia Kombëtare e Krimit

Jul 24, 2024 | 8:39
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se ka hequr nga platformat sociale rreth 12 mijë postime që reklamojnë udhëtimet me varka për në Mbretërinë e Bashkuar nga grupet kriminale, mes tyre edhe shqiptarë.

skynews-migrants-people-smugglers_6637297

Sky News raporton se Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka shtuar përpjekjet për të përçarë bandat e organizuara që përdorin platforma online për të rekrutuar emigrantë për të kaluar Kanalin me varka të vogla.

“Një plan për të kuptuar se si kriminelët i shfrytëzojnë viktimat e dëshpëruara për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar u lançua në dhjetor 2021 me gjigantët e internetit duke përfshirë X , TikTok , YouTube dhe Meta – pronarin e Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Rreth 3,300 postime, faqe ose llogari u hoqën ose u pezulluan deri në prill të vitit 2023, ndërsa një goditje e shpejtë gjatë vitit të kaluar ka fshirë pothuajse 9,000 postime, një total prej pothuajse 12,000 deri në fund të qershorit”, shkruan media britanike.

Një reklamë që shfaq imazhin e dy motorëve të një skafi thotë në shqip: “Ne i çojmë njerëzit në MB me skaf. Është një punë e përfunduar brenda 45 minutave.

“Kalimi është 100% i garantuar (i sigurt). Mos e humbisni [këtë mundësi]. Së shpejti do të jemi gati [të nisemi]. Shkruani privatisht.”

Një tjetër, që tregon një hartë që përshkruan me një vijë të kuqe rrugën nga Shqipëria në Kanal, ofron “udhëtime 100% të garantuara (të sigurta) me ne”, duke shtuar: “Rekomandoni udhëtimet tona mikut tuaj dhe fitoni 500 €”.

Udhëheqësi i NCA-së për kërcënimet e krimit të organizuar të imigracionit, Dan Barcroft, tha: “Mediat sociale janë kyçe për mënyrën se si funksionojnë këto grupe të krimit të organizuar, kështu që fshirja e tyre ka një efekt të drejtpërdrejtë në ndërprerjen e operacioneve dhe aktivitetit të tyre kriminal”.

“Ne kemi parë raste kur ata duhet të ndryshojnë taktikat e tyre si rezultat, dhe muajt e fundit kemi parë që ne kemi ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër individëve të dyshuar për postimin e këtij lloji të materialit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura