“Basha nuk na zhgënjen asnjëherë”/ Imami: Rama i thotë është djalë i mirë…

May 14, 2021 | 21:46
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i PD-së, Arben Imami është shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një reformë të thellë pasi në këto 4 vite nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

imami

Imami, tashmë pjesë e grupimit për PD, që kërkojnë largimin e Bashës, për këtë të fundit thotë se është qesharak dhe nuk zhgënjen asnjëherë me “bëmat e tij”.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeveris… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave.

Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngremë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, tha Arben Imami.

E ke parë që i thotë është djalë i mirë. Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami.

Dje shkoi në dy vende, shkoi në Komunitetin Mysliman, shkoi edhe tek bektashinjtë për Bajram edhe nxori këtë të bektashinjve, kur dihet që Bajrami është i synive myslimanë shqiptarë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, tha Imami.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura