Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një shënimi në Twitter, Basha tregon se në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.
“Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA dhe BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer”, thotë Basha.
Reagimi i Bashës në Twitter:
Me Presidentin e Kosovës HashimThaci biseduam për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë. Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA dhe BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al