Basha prezanton projektin e Pazarit të Ri: Model për rajonin (FOTOT)

Apr 16, 2015 | 13:20
SHPËRNDAJE

Me një investim prej 6 milionë dollarësh të Bashkisë së Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro– Amerikan, Pazari i Ri do të shndërrohet në model për rajonin. Lajmi është dhënë sot nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha, i cili deklaroi se ky eshtë në vjim të projekteve që “synojnë rikthimin e shpresës tek ekonomia e kryeqytetit, në një situatë krize ku e ka futur qeveria”.

Sipas Bashes, ky është një   tjetër hap i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe   punësimin në këtë qytet, duke dëshmuar se ku ka vullnet, ka dhe mundësi për të nxitur  zhvillimin dhe punësimin.

Presidenti i Fondit Shqiptar-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimi, Michael Granoff ka bërë të ditur se 2.3 milionë dollarë për këtë projekt do të financohen nga ky Fond.

“Uroj dhe shpresoj që projekti i Pazarit të Ri në të cilin ftoj të marrë pjesë me fondet e veta edhe përfituesin më të madh nga xhepat e taksapaguesve të Tiranës që është qeveria e Republikës së Shqipërisë, që e ka detyrim, sepse 45% të buxhetit e nxjerr nga xhepat e qytetarëve të Tiranës dhe i kërkoj të mbështesë këtë projekt, të mos e bllokojë, të bëjë të mundur hapjen e punimeve, në mënyrë që Pazari i Ri të kthehet në një pikë referenciale, estetike, kulturore, të një kulture të re sipërmarrjeje, të një frymëmarrje të re urbane dhe të një shprese të re” – theksoi kryebashkiaku Basha.

Nderkohe qe Granoff theksoi se “Këto projekte nuk kanë lidhje vetëm me krijimin e infrastrukturës së re, por me krijimin e një fryme të re, krijimin e një gjallërie të re midis biznese të cilat mblidhen së bashku për të punuar dhe për të jetuar. Ky projekt në Tiranë është faktikisht shumë i madh dhe Fondacioni është i gatshëm të angazhojë deri në 2.3 milion dollarë. Kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës për zhvillimin e Pazarit të Ri dhe në momentin që financat janë të qartësuara jemi të gatshëm të fillojmë punën” – tha Granoff.

 

 



 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura