Basha tregon pse Berisha ia besoi Partinë Demokratike: I dilja ballë sfidave të vendit! Ja si e kam njohur

Jun 27, 2024 | 22:56
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha u pyet se përse Sali Berisha ia kishte besuar atij më herët postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

basha

I ftuar në emisionin Open në Neës24, Basha tha se Berisha e ka besuar, sepse ia bënte punën. Më tej, Basha ka treguar se Sali Berishën e ka njohur që në vitin 1991. Ai tha se vajzën e ish-kryeministrit, Argita Malltezin e ka takuar për herë të parë në Kosovë në vitin 2000.

Lulzim Basha: Vajzën e Berishës e kam takuar për herë të parë në korrik 2000 në Kosovë. Ndërsa zotin Berisha e kam njohur që në vitin 1991. E takoja thuajse 3 herë në vit Berishën, jetoja jashtë. E keqja e madhe e vendit është Edi Rama, ndërsa aseti më i madh për Ramën është Berisha, që nuk është zgjidhja për shqiptarët.

Gazetari Mentor Kikia: Nëse drejtimin e merr zonja Malltezi, ju jeni të gatshëm për bashkëpunim?

Lulzim Basha: Asnjë prej tyre nuk i jep zgjidhje problemit.

Mentor Kikia: Berisha ju ka zgjedhur juve, ndoshta për shkak të meritave tuaja. A nuk po përdorni ju një gjuhë të ashpër për të?

Lulzim Basha: Më ka besuar pozicionin sepse shikonte se kush bënte punën dhe i dilja ballë sfidave që i dilnin vendit.

Mentor Kikia: Thonë që ta besoi detyrën, se ishe shoku i vajzës.

Lulzim Basha: Kjo e fundit është e pavërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura