“Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt”, Basha: Sulmoi me gjuhë banditi ish-kryeministrin

Oct 29, 2018 | 17:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramas, pas postimit të këtij të fundit, që sulmonte ish-kruyeminsitrin Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se: Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë.

basha

POSTIMI I PLOTË

Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar.
Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura