“Bashkëshorti u përpoq të fshihte ngjarjen”- Zbardhet vrasja e Liridona Murselit, reagon ministrja e Drejtësisë: Ky krim nuk do mbetet pa u ndëshkuar

Dec 1, 2023 | 18:48
SHPËRNDAJE

Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë, ka nisur të zbardhet ndërsa Policia ka arrestuar dy të dyshuar, midis tyre edhe bashkëshortin e saj, ish-këshilltarin e ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murselin.

Naim Murselii

Pas veprimeve nga oraganet e drejtësisë, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar duke konfirmuar zyrtarisht se në krim është përfshirë edhe bashkëshorti i viktimës.

Ajo shkruan se “ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, duke garantuar se “kriminelët do të përballen me drejtësinë”.

“Me punë intensive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë.

Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës.

Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura