Bashkia i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e ‘Unazës’, Veliaj: Paralajmërim edhe për linjat e tjera, po i vëzhgojmë

Sep 13, 2021 | 13:59
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e urbanëve të Unazës në kryeqytet.

Lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i cili shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës.

Veliaj ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik.

“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë.

Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin.

Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura