Bashkia Kamëz akuzon Prefektin e Tiranës: Kthen pa argument vendimet

Dec 30, 2015 | 14:03
SHPËRNDAJE

Bashkia e Kamzës ka ngritur akuza mbi Prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsi me pretendimin se ky i fundit po bllokon punën e Bashkisë, pasi kthen pa argument vendimet e Këshillit Bashkiak.

bashkia kames

“Prefekti i Tiranës bllokon punën e bashkisë Kamëz në kundërshtim me ligjin. Pa asnjë argument Prefektura Tiranë nuk miraton vendimet e Këshillit Bashkiak të Kamëz, të dala në mënyrë kolegjiale me votën e lirë të këshilltarëve dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo kundërvënie institucionale e padrejtë e z.Vorpsi çon në bllokimin e punës së institucionit të Bashkisë Kamëz.”­ thuhet në reagimin e Bashkisë së Kamzës.

“I kujtojmë z.Vorpsi që ai është prefekt jo vetëm i Tiranës por dhe i Kamëz. Të gjendur në këtë pikë komunikimi me institucionin e prefekturës konstatojmë se ai është kthyer në një militant partie në shkelje të ligjit dhe kushtetutës duke përdorur çdo instrument për ta bllokuar veprimtarinë e bashkisë Kamëz dhe për pasojë duke krijuar kosto sociale për qytetarët dhe por dhe duke treguar racizëm politik e krahinor. I sugjerojmë Prefektit të Tiranës z.Vorpsi të lërë mënjanë ndasitë politike dhe ligji të jetë primar në marrëdhëniet institucionale”­ përfundon deklarata e Bashkisë Kamëz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura