Bashkia e Tiranës i ka kërkuar partive të heqin flamujt që kanë varur gjatë fushatës elektorale brenda 24 orëve.
Në të kundërt ky institucion do të vendosë gjoba sipas ligjit.
“Me mbylljen e fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës u kërkon të gjitha subjekteve politike të heqin brenda 24 orëve posterat, banderolat dhe flamujt nga ambientet publike të Tiranës. Në të kundërt, subjektet politike dhe kandidatët do të gjobiten, siç e parashikon ligji”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al