Bashkia Tiranë miraton qiranë 1 vjeçare për 1082 familje të prekura nga tërmeti, ja procedura dhe dokumentet

Dec 3, 2019 | 20:36
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës do t’i paguajë qiranë e shtëpisë me vlerën e tregut 1082 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilëve janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme.

bashkia-tirane

Gjatë fjalës së tij, kreu i bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se pagesa do bëhet e vlefshme edhe për muajin dhjetor.

“Vendimi i dytë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm që marrim sot: Për pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Nuk është vetëm një vendim financiar, është edhe një vendim për thjeshtimin e procedurave se si këto familje duke nisur nga nesër do aplikojnë për të marrë 100% qira, sipas vlerës të tregut”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai sqaroi se përfitojnë pagesën e plotë ato familje që i janë dëmtuar shtëpitë dhe që nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa.

Vlera e pagesës sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve, të jetë si më poshtë:

  1. Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1, 18 mijë lekë.
  2. Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1, 220 mijë lekë.
  3. Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1, 270 mijë lekë.

Ndërkohë që sipas vendimit, familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë:

  1. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi;
  2. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
  3. Certifikatë familjare;
  4. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.

Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura