Erjon Veliaj ka fituar garen perballe Halim Kosoves me 43.572 vota.
|
|||||||
|
|
|||||
|
|||||
|
|||||
|
|||||
|
|||||
|
****
Pas mbylljes së procesit të votimit dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore nëpër Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, KZAZ, ka nisur në mesnatë edhe procesi i numërimit të votave në Tiranë.
Katër kutitë e para u hapën në KZAZ me numër 38 që ndodhet në Shkollën e Kuqe në kryeqytet. Ndërkohë që priten të dalin rezultatet e para për kryeqytetin.
Më herët, kandidati i majtë Erion Veliaj kryesoi edhe ne exit poll te dyte te IPR Marketing dhe Ora News.
Ora 23:19
Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj rezulton fitues edhe në të dhënat e sondazhit të tretë dhe të fundit të publikuar nga “IPR Marketing” dhe “Ora News”, mbrëmjen e së dielës. Erion Veliaj rezulton i votuar në kuotën e 50-54 për qind të votave. Ndërsa kandidati i djathtë, Halim Kosova, ka marrë 37.5-41.5 për qind të votave.
Ora 21.50
Sipas exit poll te IPR dhe ORA News rezulton se e majta ka marre nje fitore te thelle edhe ne Tirane. Nga shifrat e ketij sondazhi koalicioni per Shqiperine Europiane ka 58-62% ku PS eshte 32-36% ndersa LSI ne shifrat 15-19%. Ndersa koalicioni i djathte eshte ne shifrat 35-39% ku vetem Partia Demokratike eshte ne shifrat 30-34%.
Ora 21.15
Sipas te dhenave me 5 mije te pyetur rezulton se Veliaj eshte ne kuotat e 50.5-54%, ndersa kundershtari i tij Halim Kosova eshte ne shifrat 38-42%. Gjergj Bojaxhi mund te jete ne kufijte e 4-7% ne kryeqytet ndersa Sazan Guri eshte ne shifrat 0-2%. Ne fund jane Arben Tafaj dhe Dhimiter Muslia me 0-1%.
Ora 21:00
Në mbyllje të procesit të votimit, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mbështetjen e tij për numëruesit e votave. “Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në #DrejtimiDuhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë!”,-deklaroi Erion Veliaj nga profili i tij në rrjetin social “Facebook”.
ORA 20:37 Drejtoria e Policise Qarkut Tirane njofton se eshte mbyllur votimi ne 1.166 Qendrat e Votimit dhe ka filluar procesi i shoqerimit me prezencen e Policise drejt Qendrave te VNV. Deri me tani jane dorezuar 146 qendra votimi.
Ora 19: 20
Një sondazh i kryer nga “IPR Marketing” deri pasditen e së dielës më datë 21 qershor, rezulton se kandidati i majtë Erion Veliaj është i votuar në kuotën e 50.5 – 54 për qind të votave, ndërsa kandidati i djathtë, Halim Kosova, ka marrë nga 38 në 42 për qind të votave. Rezultatet e sondazhit thuhet se janë ende në përpunim dhe në orët në vijim do të dalin të dhënat më të plota.
Incidentet Rreth ores 13:40, Partia Demokratike denoncoi pranine e nje polici te Burgut ne zonen e Krrabes, i cili eshte me pistolete dhe i ben presion zgjedhesve. Sipas selise blu, polici Nazmi Balla i ka thene vezhguesit te PD-se ne qendren e votimit 1629 Medi Muhameti “do te pres koken”.
“Balla gjendet prej ores 6 me pistolete prane qendres se votimit duke terrorizuar qytetaret gje e cila eshte konstatuar edhe nga nderkombetaret. Po shperndan leke per votuesit”, ben te ditur selia blu.
Voton Halim Kosova Kandidati i PD per Tiranen nuk ka dashur të bëjë asnjë koment politik.
“Për Tiranën është një ditë shumë e mbarë. I them qytetarëve të respektojnë standardet, të ushtrojnë pushtetin e tyre, të vënë demokracinë në punë, duke votuar. Nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e qytetit. Qytetarët e dinë se kush është më e mira për ta”.
Voton Erjon Veliaj Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votim, kandidati i shumicës për Tiranën ka thënë pas votimit se kryeqyteti do të gdhihet ashtu si e meriton.
‘Dua që t’i bëj thirrje qytetarëve është shumë e rëndësishme që të votojnë, të shprehim atë që mendojnë, cfarë drejtimi duam t’i japim qytetit dhe vendit, mesazh politikës, nëse duam një politikë që merret me sharjet dhe familjet, c’është thënë në këtë fushatë meriton të dëgjohet dhe qytetarët kanë të drejtë të shprehen me vote”- tha Veliaj.
***
Gjashtë kandidatë janë pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës për të cilët votuan 608.829 persona. Në katër vitet e fundit Bashkia e Tiranës u drejtua nga Lulzim Basha, i cili mundi në zgjedhjet e 8 majit Edi Ramën me rreth 100 vota diferencë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al