BASHKIA VAU I DEJES/ Lleshit nuk i mjafton as Doshi, Hila shpallet kryebashkiak

Jun 22, 2015 | 9:50
SHPËRNDAJE

GJOKE LLESHI- ZEF HILA

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Vaut të Dejës ku ka fituar Zef Hila, kandidati i APPD-së kundrejt Gjokë Lleshit të ASHE-së, i mbështetur edhe nga deputetin kontrovers, Tom Doshi. Hila ka marrë 55,49 % të votave ndaj Lleshit, i cili ka marrë 44,51 % të votave.

BASHKIA VAU i DEJËS 37223 votues
KUTI TË HAPURA 52 KUTI NË PRITJE 0
ZEF HILA (APPD) 9853
GJOKE LLESHI (ASHE) 7902

Nëse Tom Doshi nuk do të ishte pjesë e fushatës, bashkia e Vaut të Dejës nuk do të merrte vëmendje mediatike.

Toma ka mbështetur në disa takime kandidatin e PS-së Gjokë Lleshi teksa ka akuzuar Ilir Metën se po mbështet Zef Hilën e PD-së.

Në këtë bashki janë 37 mijë zgjedhës dhe 52 qendra votimi.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura