Bebe Rexha dhe familja e saj vazhdojnë të festojnë! Me ushqime e këngë tradicionale, kjo është atmosfera në shtëpinë e këngëtares

Nov 30, 2020 | 11:40
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha dhe familja e saj vendosën që këtë vit, Ditën e Pavarësisë ta festojnë me këngë shqiptare e me flamuj kuq e zi, duke dalë nëpër rrugët e New York-ut bashkë me disa bashkëkombës.

bebe rexha (3)

Por, duket se festa në shtëpinë e këngëtares me famë botërore vazhdon ende.

bebe rexha

Së fundmi, Bebe ka ndarë në Instastory disa video nga shtëpia e saj, në të cilat shihet duke kërcyer me të afërmit e saj, ndërkohë që në sfond janë këngë tradicionale shqiptare.

Familjarët e saj janë kapur për dore duke ia marrë valles për të festuar të gjithë së bashku.

Bebe Rexha e ka treguar gjithmonë origjinën e saj shqiptare, me anë të postimeve të ndryshme në rrjete sociale, ku ka treguar se edhe e ftuar në emisione të caktuara ka folur shqip.

bebe rexha (3)

Më 17 dhjetor, Bebe do të mbajë një koncert akustik online, i cili do të titullohet “Një natë me Bebe Rexhën”.

bebe rexha (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura