Pas 2 muajsh shkëputjeje nga Instagrami është rikthyer më në fund Elvana Gjata.
Këngëtarja ka publikuar disa foto ku shfaqet me një look të ri flokësh, por pas disa postimeve kuptuam se ato i përkasin së kaluarës.
Nostalgjike për look-un e saj të para 3 viteve, Elvana sjell një mori postimesh në njërën prej të cilave ajo shfaqet me mikun e saj Valdrin Sahiti.
Nuk e dimë se çfarë po kurdis Elvana, ndoshta ndonjë projekt të ri?
Miku i saj stilist është kuratori i imazhit të këngëtares prej vitesh dhe vijon të jetë krah saj në çdo projekt.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al