“Belind Këlliçi s’ka mbaruar gjimnazin?”- Zëdhënësja e fushatës hedh poshtë akuzat: Ka mbaruar me mesataren 9.7 te…

Apr 24, 2023 | 13:45
SHPËRNDAJE

Silvi bardhiZëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, Silvi Bardhi ka reaguar pas deklaratave se kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, nuk ka diplomën e shkollës së mesme.

Sipas Bardhit, Këlliçi është diplomuar në shkollën, Harry Fultz me mesataren 9.7.

“Erjon Veliaj që një ambient të destinuar për shkollë ia hoqi qytetarëve të Tiranës dhe ia dha Bolinos, medias me të cilën fabrikon shpifjet e sulmet për interes të tij, medias që financohet edhe nga inceneratorët.

Ky, kryebashkiak pra, po gërmon së fundmi për shkollimin e Belind Këlliçit, dhe ka furnizuar mediat e tij me spekullime të ulëta.

Këtë komunikim po e bëjmë për qytetarët. Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qënë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.

Shkolla Harry Fulltz.

Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.

Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz. Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro.

Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Summa Cum Laude” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim.

Duke parë se njerëzit po reagojnë, se njerëzit e duan ndryshimin. Duke parë se nuk ka bilanc dhe se në 8 vite ka keqqeverisur dhe ka abuzuar me buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ndonjë bashki, Erjon Veliaj në këto kushte është gati të sulmojë edhe Shkollën “Harry Fultz”, edhe Universitetin e Marylend-it.

Asgjë nga këto nuk i shërbejnë qytetit dhe banorëve të Tiranës.

Belind Këlliçi është i vendosur në rrugën e tij që sjell ndryshimin.

Eshtë i vendosur të realizojë projektin me 5 prioritetet kyçe që sjellin zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës”, thekson Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura