Berisha dhe Malltezi në “arrest shtëpie”/ Ja kur Gjykata e Lartë pritet të vendosë mbi dy rekurset! Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese

Jul 16, 2024 | 9:44
SHPËRNDAJE

Këtë të martë në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj vendosin mbi dy rekurse  Sali Berisha dhe dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.

sali berisha jamarber malltezi

Ende nuk është caktuar një orar se kur do ta marrin vendimin trupa prej tre anëtarësh për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtimi nga gjykimi i çështjes nga avokatët e Berishës.

Mbrojtja e këtij të fundit pretendon në kërkesën e saj se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura