Berisha prezanton kandidatin e PD në Mirditë: Jemi një komb në rrokullisje. Një grua u vra në banak, Rama çirret e bërtet që bandat të hanë kokat e njëri tjetrit

Mar 15, 2023 | 19:29
SHPËRNDAJE

Nga Mirdita, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 Majit ish kryeministri Sali Berisha i konsideroi ato zgjedhjet më të rëndësishme në Shqipëri që nga viti 1992.

Berisha deklaroi se Shqipëria është sot një komb në rrokullisje për shkak të dukurisë së frikshme të shpopullimit të vendit.

Ai foli për ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Don Boskos, duke theksuar u vra teksa punonte në banak ndërkohë që Rama iu drejtohet bandave që të hanë kokat e njëri tjetrit.

“Sot kudo ku shkojmë ne kemi kandidatët e lirisë. Ne në këtë proces kaluam një hop të madh në hapësirën e lirisë. Kandidatët tanë nderojnë çdo qytetar, demokrat, socialist dhe pa parti. Kjo praktikë e konsoliduar do i bëjë ata përfaqësuesit tuaj, të përulur para jush. Që të përkushtohen me të gjitha forcat qytetarit dhe jo kryetarit. Ky është përfaqësimi në liri dhe demokraci. Unë dhe gjithë shqiptarët e njohin mençurinë tuaj.

Ju e keni të qartë që këto zgjedhje nga njëra anë janë për të zgjedhur qeveritarët vendor por nëse e matim votën tonë në raport me situatën dramatike të Shqipërisë, këto zgjedhje janë ndër më të rëndësishme që nga viti 1992 e deri më sot. Sot ne jemi një komb në rrokullisje që nuk na e kanë dhënë dot. Nuk na e kanë shkatërruar dot as pushtuesit më të egër. Ne kemi qëndruar ndërsa sot ndodh një dukuri shpopullimi të frikshëm dhe të tmerrshëm. Këtë vit Mirdita ka pasur gjithsesj 100 nxënës në klasat e para. Janë mbyllur qindra klasa dhe shumë shkolla në katër anët e vendit. Nuk ka luftë, nuk ka dramë, nuk ka fatkeqësi natyrore të ketë pakësuar një komb në një kohë kaq të shkurtër sa të na pakësojë ne regjimi i Edi Ramës. Ky ushtron genocide.

Krijimi i kushteve të kalkulueshme që të tjerët të largohen nga zona ku banojnë është akt genocidi. A nuk u vra zonja 60-vjeçare në banak sepse Edi Rama çirret dhe vërtet të hanë kokat e njëri tjetrit sikur nuk ka shtet. Të hanë kokat e njëri tjetrit thotë ai kur ne paguajmë 15 mijë rrogëtarë me uniform që më shumë asistojnë krimin se sa mbrojnë jetën e qytetarëve”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura