Qytetarë dhe demokratë janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike, pak para nisjes së protestës.
Me thirrjet “Berisha, Berisha…” ata qëndrojnë në oborrin e selisë blu, ku nga aty do t’i drejtohen Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe më pas para kryeministrisë.
Në këtë protestë demokratët veç të tjerash do të kërkojnë edhe lirimin liderit demokrat, Sali Berisha, që sipas tyre mbahet me masë sigurie në mënyrë të padrejtë dhe jo të mbështetur në ligj.
Kjo është protesta e para kombëtare e opozitës pas asaj të 20 shkurtit. Po ashtu ky tubim vjen pasi Gjykata i dha vulën dhe logon Sali Berishës. Ky i fundit prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Protesta para kryeministrisë mbahet në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al