Ai dhe gjyshja e tij kanë një marrëdhënie kaq speciale. Bëhet fjalë për aktorin e humorit, Bes Kallaku dhe gjyshen e tij të ‘famshme’, Ijen. Herë pas here aktori poston foto më Ijen e tij dhe çdo herë me dedikime zemre.
Në foton e publikuar së fundmi në “Instagram”, Besi i shpreh gjithë mirënjohjen gjyshes së tij që e ka rritur
“Në prehërin ku lindën ëndrrat, dashuria, natyrshmëria dhe përulsia. Në prehërin që të përkëdhel edhe kur ti nuk je i mbështetur aty, kur të përkëdhel edhe kur je larg sepse vendi yt nuk ta ka siguruar dot të ardhmen. Në prehërin ku fotot e tua ndodh të lagen prej lotëve për largësinë tënde, për dashurinë që ka për ty dhe pafuqinë për të të shpupurisur flokët si fëmijë. Në prehërin ku jastëku të duket gur e ky prehër më i butë se shiu. Në prehërin ku pas çdo gabimi qortoheshe me dashurinë e zemrës. Në prehërin kur s’kishin asgjë vetë dhe neve na jepnin gjithçka. Në prehërin ku të urohet fati i një familjeje të bukur e të lumtur. Në prehërin ku sado i rritur të jesh, ti nuk rritesh kurrë.
(Ija ime, gjyshja ime që më rriti e me thotë çdo ditë, mos harro të vish ne Nona)
Një përqafim për Nënat dhe gjyshet. Zoti na i rujt sa t’i kemi afër.”- shprehet Besi në postim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al