Video e blogerit izraelit Nuseir Yassin, në të cilën promovohen besa e shqiptarit është përshëndetur nga Presidenti, Ilir Meta.
Presidenti është vetë personazh i videos së blogerit izraelit, e cila vetëm në pak orë ka marrë mijëra klikime në rrjetet sociale.
Në këtë video promocionale të Yassin përmendet roli i Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët refuzuan të dorëzonin hebrenjtë tek nazistët, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
“Falenderoj video-blogerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”, shkruan Meta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al