Besart Kadia në qeveri/ Kryeministri Rama: I dhamë mundësi të kontribuojë me idetë e tij! Shpresoj mos dështojë si…

Nov 20, 2020 | 9:30
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë foli për angazhimin e Besart Kadisë si pjesë e kabinetit të tij, në postin e zv.ministrit. Sipas Ramës, angazhimi i Kadisë ishte një mundësi e dhënë, pasi u kërkua nga vetë ai: një i ri me ide interesante. Por Rama shtoi se edhe dikujt para tij i kishte dhënë një mundësi dhe se shpresonte të mos shkonte ashtu edhe me Besartin.

rama kadia

“Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë te Besarti. Vlerësimi për Besartin dhe dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim mundësi. Është një djalë shqiptar që ka ide, dhe nëse vlerësimet që ka bërë për mua dhe opinionet që ju dhatë janë të kundërta me të miat, por është një djalë që ka ide. Është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe të verë në jetë ato që mendon. Nëse ia del, bukuri e madhe.

Ne nuk i shohim njerëzit si tanët dhe të atyre. Unë kam bërë më përpara një gjë të tillë, e mora (Taulant Mukën) më shtroi një platformë me kundërshti të forta nga ato që po bënim ne, bujrëm i thashë, bëhu ti zv.ministër, e realizoi. Bujrëm i dhashë mundësinë, dështoi brenda një jave, u largua. Shpresoj të mos të jetë rasti me Besarin. Unë kam shumë dëshirë ndryshe nga sa thuhet e propagandohet, kam dëshirë të kem afër njerëz sfidues edhe me mendime të ndryshme. Bujrëm, hajde na trego sa i bën ato që thua!”, u shpreh kryeministri per emisionin Real Story.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura