Beshiktashi heq dorë nga Manaj, ofertë zyrtare sulmuesit të Italisë që ta bashkojë me Muçin dhe Rashicën

Jul 8, 2024 | 21:39
SHPËRNDAJE

Klubi i Beshiktashit duket se ka hequr dorë nga mundësia për të afruar Rei Manajn në repartin e avancuar për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar kishte përfunduar në radarët e klubit të njohur turk pas paraqitjeve të mira me Sivaspor në edicionin e kaluar.

IMOBILE

Por tashmë mediat italiane bëjnë të qartë se Beshiktashi ka piketuar si opsion kryesor për sulmin Çiro Imobilen. I cili është gati t’i japë lamtumirën Lacios për t’u transferuar në Turqi. Trajneri Xhovani Van Bronkhorst pëlqen sulmuesin italian ndaj edhe Beshiktashi i ka ofruar atij një kontratë dyvjeçare.

Vetë Imobile ka kontratë edhe për dy vite të tjera te Lacio. Por lojtari ndjen se ka gjithnjë e më pak rëndësi në këtë klub, ndaj raportohet se është shumë pranë arritjes së akordit me Beshiktashin, ku do t’i bashkohej në repartin e avancuar dyshes Muçi-Rashica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura