Besim Ndergjoni përkujton dy poetët e pushkatuar 47 vite më parë: Vepra e tyre të jetojë përgjithmonë për hir të fjalës së lirë

Jul 17, 2024 | 17:37
SHPËRNDAJE

Besim Ndergjoni, Sekretar i Përgjithshëm i të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Shqipërisë, ka përkujtuar në 47-vjetorin e vdekjes dy poetët, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

poetet

Përmes një reagimi, teksa ka ndarë pjesë nga poezitë e dy poetëvë, Ndërgjoni shprehet se ata synojmë që vepra e tyre të jetojë përgjithmonë, për hir të fjalës së lirë dhe shpirtit të tyre poetik.

“Ju dhe pse u pushkatuat, rroni në zemrën e popullit, ata që ju ekzekutuan dhe pse janë gjallë fizikisht, janë të vdekur!”, shkruan ai.

Reagimi i plotë

Më 17 korrik u pushkatuan dy poetët, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Sot mbushen 47 vite qe u pushkatuan Poetet Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Dy yje lirie. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka lindën në muaj Mars dhe diktatura jua mor jeten ne muajn Korrik. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës. U pushkatuan se deshen poezin, deshen paqen, deshen lirine!

Vilsoni 29 vjeç, Genci 36 vjeç. Perse i pushkatuat or barbare aziatik me emer shqiptar!?
Saharaja s’di të ëndërrojë.

Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë

Shkëputur nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull “Saharaja”, e konsideruar si vepër penale e “agjitacion e propagandës për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor”Ata qe i ban ekspertizen e poezise sot krenohen ne emisionet televizive si shkrimtare, si politikane, i gradon Keshilli Bashkiak i hajduteve te Tiranes ne drejtime te komisioneve, ca moderatore te paskrupullta qe drejtojne emisione televizive i nxjerrin fytyrat e xhelateve te djeshem perpara shoqerise sikur keta jane engjuj, realisht ata jane xhelate qe ju moren jeten Poeteve te lirise. Po turpi ketu tek ne nuk njeh kufi!

Ka 34 vite qe Vilsoni dhe Genci na leshojne piskamen “Kur do ti denoni krimet e xhelateve komuniste” por kjo piskame njerzore perballet me heshtjen e Presidentit, te Parlamentit, te Qeverise, te Opozites!

Na fal Vilson, Genc vendin tuaj e tonin, Shqiperine e ka perfshire Saharaja! Ne te mbijetuarit e diktatures ju bejme Homazhet me lule çdo korrik pranë dy kokave të mëdha prej bronzi që ndodhen krah për krah në një pellg me ujë të kristaltë në një platformë betoni në qytetin qendror shqiptar të Librazhdit.

Lulet përkujtojnë Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, të cilët u ekzekutuan nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha më shumë se katër dekada më parë për shkak të poezive që ata shkruanin, megjithëse ato nuk ishin botuar kur ata u nxorën në gjyq. Ne synojmë që vepra e tyre të jetojë përgjithmonë, për hir të fjalës së lirë dhe shpirtit të tyre poetik”

Ju dhe pse u pushkatuat Rroni ne zemren e popullit, ata qe ju ekzekutuan dhe pse jane gjalle fizikisht jane te vdekur!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura