Besnik Mustafaj ngjall Doktor Adhamudhin

Nov 12, 2016 | 16:50
SHPËRNDAJE

“Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh sot. Rëndësi ka çfarë mbetet e shkruar për t’u lexuar nesër”.

Mustafaj

Kështu thotë Besnik Mustafaj në romanin e tij më të fundit, “Ëndrra e doktorit”, prezantuar dje në Panairin e Librit, në stendën e shtëpisë botuese “Toena”.

Për të shkruar “Ëndrrën e doktorit”, Mustafaj i ka kërkuar “ndihmë” Çajupit dhe komedisë së tij të famshme “Pas vdekjes”, prej së cilës ka risjellë në jetë Doktor Adhamudhin.

Doktorin e famshëm të 100 viteve më parë, ai e ka sjellë në bashkëkohësi për të përfaqësuar modelin e njeriut të të gjitha kohërave, idealistin e shtirë, që përdor të gjitha mjetet për të arritur qëllimin e tij, për të blerë historinë, për të rishkruar të shkuarën e tyre.

Meraku i madh i Doktor Adhamudhit, që në kohët e Çajupit, ishte se çfarë do të shkruhej për të pas vdekjes, ç’do të thoshin për të të tjerët, ndaj edhe ai po punonte qysh në këtë botë për të restauruar imazhin e tij, me qëllimin “t’i përcillte përjetësisë një përfytyrim të vetëm dhe të njëjtësuar rreth personalitetit të tij, ashtu siç kishte vetëm një portret të Jezu Krishtit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura