Betimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese tek Meta/ Ulsi Manja tregon “planin B” për anashkalimin e kësaj procedure

Nov 11, 2019 | 23:11
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, zbuloi skenarët e mazhorancës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, teksa procesi i përzgjedhjes së anëtarëve është përfshirë nga një debat i ashpër mes palëve politike, pasi është kundërshtuar nga opozita dhe Presidenti Ilir Meta.

ulsiu

Në emisionin “Real Story”, në News24, deputeti Manja iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla se çfarë parashikohet të ndodhë në vijim, pas votimit të dy anëtareve të Kushtetueses sot në Kuvend.

Manja tha se nëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nuk thirren nga Meta për të bërë betimin, ato duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrin detyrën. Sipas tij, “Çështja e betimit është njësoj si, t’i vendos të martohesh, do shkosh te kryetari i bashkisë për celebrimin, por ai nuk ua bën. Do ndahet çifti tani?”.

Presidenti nuk e ka dekretuar z. Vorpsi. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruara e parë e Gjykatës Kushtetuese. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruar për efekt të Kushtetutës dhe të ligjit. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Po të shkojmë në absurditet, na duhet të pranojmë edhe atë letrën. Sjellja e Presidentit nuk është kushtetuese. Presidenti nuk është jurist, por ka marrë përsipër të pezullojë procesin përmes një letre. Betimi është një moment i rëndësishëm, sepse lidhet me shprehjen e besnikërisë që një anëtarë ka ndaj Kushtetuës, por ama për mua është një moment ceremonial dhe jo konstituimi. Që do të thotë betimi nuk është element konstituiv që lidhet me fillimin e mandatit kushtetues.

Mendoj që fillimi i mandatit lidhet me momentin e zgjedhjes nga Kuvendi për dy anëtarët, por fillimi i mandatit duhet të lidhet ekzaktësisht me momentin kur Kuvendi ka bërë zgjedhje. Betimi është element ceremonial, solemn, por nuk mundet të bllokojë funksionalitetin e një organi kushtetues. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe Komisioni i Venecias. Nëse dy anëtaret nuk do të thirren nga Presidenti për të bërë betimin, do duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese për të marrë detyrën. Shqiptarët presin një orë e më parë të kenë Gjykatë Kushtetuese. Çështja e betimit është njësoj si, t’i vendos të martohesh, do shkosh te kryetari i bashkisë për celebrimin, por ai nuk ua bën. Do ndahet çifti tani?”, tha Manja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura