Birra “Tirana” në panairin ‘Shpresë dhe besim për biznesin shqiptar’, qytetarët: Cilësi e lartë dhe shije e veçantë

Jun 13, 2020 | 13:38
SHPËRNDAJE

Birra tiranaPër të qene më afër konsumatorit edhe në këtë kohë pandemie, Birra Tirana ka zbritur në sheshin ‘Skënderbej’ aty ku prej 4 ditësh po zhvillohet panairi ‘Shpresë dhe besim për biznesin shqiptar’.

Birra Tirana me një gamë të gjerë të produkteve të saj vjen për konsumatorin në dy formate ‘Kuqalashe e kuqe e çmendur’ me kanaçe dhe Mbretëresha e birrës ‘Tirana’, birra bjonde me një shije unike që ruan edhe sot e kësaj dite autenticitetin e saj.

Birra Tirana që prej 60 vitesh ruan me fanatizëm recetën e saj origjinale me një cilësi të lartë dhe shije të veçantë. Përzgjedhja e shqiptarëve në Panair për të pirë  Birra “Tirana”, ka bërë që ajo të vazhdojë të mbetet birra shqiptare numër një dhe më e pëlqyera nga konsumatorët vendas dhe të huaj.

“Birra Tirana sot po më pëlqen shumë është me cilësi dhe jam shumë mirënjohës. Kemi tre muaj e ca që kaluam vështirësi madje birrën e patëm mall është mjaft cilësore dhe mjaft e lehtë”

“Ne vendosëm sepse kushtet e pandemisë janë që duhet të jemi të shoqëruar familjarisht larg në mjedisi të distancuar nga të tjerët. Ndihemi mire me shëndet dhe themi që një Birrë Tirana do na e shtoj shëndetin edhe më shumë.”

“Ne bëjmë shpesh një lëvizje në darkë pamë që ishte ambienti I këndshëm dhe thamë pse mos të pinim një birrë. Tavolinat janë të distancuara nga njëra tjetra.”

“Momenti pas pandemisë shyqyr që u hap kjo punë dhe ne po i gëzohemi kësaj pune dhe Birra Tirana që është shumë e vjetër për ne se dhe ne po shkojmë po bëhemi të vjetër.”

“ Pas pandemisë jemi mbledhur shoqëri dhe po kalojmë shumë mire na pëlqen birra dhe po e shijojmë bionden është e lehtë dhe shumë e mirë.”

Në punën e tij stafi i Birra Tirana ka gjithmonë në qendër të vëmendjes plotësimin e kërkesave të konsumatorëve në radhë të parë të tregut vendas por dhe të tregut ndërkombëtar si për llojet e ndryshme të birrës ashtu edhe për ambalazhin e saj duke synuar të kënaqë klientët e të gjitha grupmoshave.

Iu mbetet dashamirësve të Birrës ‘Tirana’ të shijojnë duke bërë gëzuar deri më datën 14 Qershor në panairin e produkteve shqiptare në sheshin ‘Skënderbej’, por edhe në shtëpitë e tyre, në festa dhe gëzime familjare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura