Birra Tirana që prej 60 vitesh ruan me fanatizëm recetën e saj origjinale. Si pjesë e shportës së produkteve të kompanisë birra tradicionale bjonde vjen me formatin shishe 1.5 litër. E quajtur ndryshe mbretëresha e birrës “Tirana”, birra bjonde me një shije unike, e ruan edhe sot e kësaj dite autenticitetin e saj.
Kjo falë brezave të teknologëve të cilet me pasionin e tyre bënë që të trashëgohet formula e parë e krijuar në vitin 1960 të birrës pilsner. Në zemër të suksesit të “Birres Tirana” qëndrojnë përbërësit e saj të pastër dhe natyralë. Birra tradicionale bjonde në shishe 1.5 litër vjen si një format alternativ edhe për disa arsye. Ajo u krijua enkas për të plotësuar nevojat e konsumatorëve të cilët dëshirojnë ta shijojnë birrën me familjarët e tyre apo në grupe shoqërore jashtë shtëpisë, gjatë shëtitjeve dhe aktiviteteve në natyrë, duke përdorur këtë paketim që është i lehtë dhe i sigurt në përdorim.
“Ne sot po hedhim në treg birrën tradicionale bjonde të përmirësuar me abmabalzh 1.5 litër. Si gjithnjë birra Tirana qëndron afër konsumatorëve të saj, duke ju sjellë jo vetëm një produkt të një cilësie të lartë por një çmim konkurues në treg që çdo shqiptar kudo që ndodhet të ndihet krenar për birrën Tirana, birra e gjithë shqiptarëve”,- shprehet Katerina Kaçaj, menaxhere marketingu pranë birra “Tirana”.
Shishja PET nuk është një shishe plastike e thjeshtë si ato që përdoren për ujin apo pijet me gaz, por një shishe speciale me 3 shtresa që ruan birrën të freskët pa ndryshuar shijen dhe vlerat e saj ushqyese. Ky produkt është ekonomik por edhe miqësor me natyrën.
Formati familjar PET i Birrës Tirana prodhohet me lëndët më cilësore të cilat në harmoni më njëra-tjetrën krijojnë një shije unike karakteristike, të balancuar e te pasur.
“Birra Tirana në gamën e gjerë të produkteve të saj këtë herë vjen suksesshëm me produktin familjar PET i cili i shtohet gjerdanit të produkteve tona. Birra PET vjen jo vetëm me një cilësi të shkëlqyer, me më shume vlera ushqimore fal lëndëve të para dhe një teknologjie moderne”,- shprehet Manjola Purrizo, shefe laboratori pranë fabrikës së birra “Tirana”.
Paketimi i birrës në shishe PET, ose sic njihet ndryshe shishja familjare bëhet në linjën moderne te teknologjise gjermane nga gjigandi botëror “KRONES”. Paketimi është komod dhe ekonomik për të qenë pjesë e festës në të gjitha gëzimet familjare.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al