Bledi Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, zbardhen çështjet që u diskutuan. Të enjten pritet interpelancë me ministren e Shëndetësisë për skandalin tek Onkologjiku

Jul 2, 2024 | 10:32
SHPËRNDAJE

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen për këtë javë, ku kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.

bledi cuci

Seanca plenare e radhës do të zhvillohet ditën e enjte më 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës, pritet të ketë edhe një interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës, lidhur me skandalin në Onkologjik.

Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në vijim, gjatë mbledhjes së grupi të PS,  pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura