Bledi Shkëmbi iu ngre zërin lojtarëve, trajneri i Tiranës si diktator në stërvitje

Jul 4, 2024 | 9:02
SHPËRNDAJE

Te Tirana tani është një diktaturë e quajtur Bledi Shkëmbi. Edhe pse ish-kapiteni i Skënderbeut gjithmonë ka qenë një lojtar i qetë dhe nuk njihet si agresiv në fushën e lojës, si trajner është pak më ndryshe.shkembiNjë trajner me dorë të hekurt, që ngre zërin në stërvitje, kritikon fort kur ushtrimet apo taktika nuk bëhen ashtu siç duket. Një që shkund vendin. Edhe gjatë stërvitjes së djeshme nuk kanë munguar kritikat për lojtarët. Asnjë tolerim nga trajneri.

Paradite skuadra punoi shumë taktikisht, me një ndryshim të vogël. Mbrojtja me tre, katër mesfushorë dhe tre sulmues. Shkëmbi i provoi të gjithë. Madje në çdo pozicion kishte dy lojtarë që mbulonin rolin dhe gjashtë të tjerë që qëndronin në stol. Drejtorët Halili dhe Ibraimi kanë mbushur ekipin që një ditë para se të niste stërvitja ishte me nëntë lojtarë. Tani janë një grup i tripluar që kërkon kalimin e turit në Konferencë Ligë dhe të marrë trofe në kampionat.

Të shohim se çfarë do të ndodhë. Në këtë moment, Tirana e Shkëmbit nuk ka ende një fitore. Ka dy humbje dhe një barazim në miqësoret tej liqenit. Ndeshje që nuk kanë asnjë vlerë, veç asaj të përgatitjeve. Tani nis loja e madhe për një trajner që do të bëjë lavdi te bardheblutë, duke ndjekur Shehin. Tej fjalëve, një fakt është i qartë. Te Tirana ka nisur diktatura Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura