Këngëtari i njohur Blero Muharremi është një ndër emrat më të njohur në mediat rozë. Sidomos rreth jetës private kohët e fundit pasi u nda nga Afrona Dika, në media gjatë këtyre ditëve u përfol se këngëtari i njohur shqiptar, Blero ka nisur lidhjen e re të dashurisë.
Me këtë ngrit dyshime përmes imazhit të fundit, ku shihet pranë një vajze. Ashtu si duket edhe nga fotot, vajza ka një ngjashmëri të madhe me Afronën.
Duket se artisti nga Maqedonia e Veriut ka një dobësi për biondet, ndaj edhe partnerja e tij e radhës është një sozi e ish-bashkëshortes së tij. Disa javë më parë, me anë të një deklarate në “Instagram”, këngëtari konfirmoi ndarjen e tij nga Afrona.
“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.
Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj, ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkroi ai.
Tashmë, duket se Blero e ka harruar përfundimisht lidhjen me ish- partneren e tij dhe është i hapur për njohje të reja. Së fundmi artisti ka publikuar një foto në “InstaStory”, ku shfaqet krah një biondeje misterioze duke i bashkangjitur një “emoji” me zemër lelja.
Vajza në fjalë jeton në Gjermani dhe duket se kjo i ka intensifikuar edhe më shumë vizitat e tij në shtetin gjerman. Kohëve të fundit është aluduar për një lidhje të re edhe Afrona.
Ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet se ka dalë në darkë me një burrë, të cilit nuk ia ka zbuluar fytyrën. Më pas, ajo ka publikuar një foto të vetën, ku duket shumë e lumtur.
Afrona nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, por duket se historia me këngëtarin i përket të shkuarës. Ajo ka lënë të kuptohet se po nis një romancë të re, teksa ka publikuar në “Instastory” foton e një gjesti romantik që i ka bërë një koleg.
Ai i ka shkruar në një makinë llogaritëse fjalën “liebe” që do të thotë dashuri.
“Kur kolegu më surprizon”, ka shkruar Afrona krahas fotos.
Por, si erdhi kjo dyshe deri te ky vendim?
Gjithçka ka nisur për debatet e vazhdueshme që çifti ka pasur për shkak të largësisë. Afrona ka këmbëngulur që të vijojë jetesën në Zvicër si dhe të angazhohet me një biznes të sajin atje.
Nga ana tjetër, Blero shpeshherë ka kërkuar që dyshja të jetë së bashku dhe të ndërtojnë një familje. Duket se debatet mes tyre vetëm janë shtuar, duke çuar në një ndarje të vështirë të çiftit.
Së fundmi, Afrona ka realizuar një intervistë virtuale në “Instagram”, ku dikush e ka pyetur nëse është beqare. Duke iu shmangur pyetjes, Afrona ka shkruar thjesht “Hmmm”, pa dhënë një përgjigje konkrete. Kjo vjen pasi këngëtari postoi një thënie në “InstaStory”, ku thuhej: “Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.
Gjë që u interpretua si një tjetër “thumbim” për Afronën ku duket se Blero tashmë është i lumtur pa ish-partneren. Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë “rregullin” e famshëm të aktorit Leonardo Di Caprio: Të mos dalë me femra mbi 25 vjeç.
Këngëtari “goditi” me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro Di Caprios për femrat nën 25-vjeç.
“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.
Pak ditë pas këtij statusi, Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për t’u rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.
“Hidhu”, shkruhej krah fotos. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit.
Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.
E tashmë që kjo histori i përket të shkuarës, Blero është gati të na prezantojë me të dashurën e tij të re, që është gjithashtu disa vite më e re se ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al