Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

Feb 7, 2017 | 21:48
SHPËRNDAJE

Braktisja e komisioneve parlamentare nga deputetët e opozitës do të vijojë deri në fund të këtij parlamenti. Deklarata u bë nga deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili komentoi vendimin e marrë në grupin e PD në studion e lajmeve të Ora News.

Gert Bogdani
Gert Bogdani

Ai tha se kjo qeveri ka rënë dhe është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve. Ndërkohë Bogdani tha se seancat parlamentare nuk do të bojkotohen pasi janë e vetmja mënyrë ku opozita mund të thotë fjalën e saj.

Pse braktisët komisionet parlamentare?

Bogdani: Qeveria ka rënë, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kryeministrin për korrupsion, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kolgët e tyre për santazhe politike apo kriminale, në momentin kur Shqipëria ka hapur dyert për trafikun e drogës dhe në momentin kur sot kemi një qeveri jo legjitime, ku hidhet dhe pritet topi se kush do ta arrestojë Balilin, apo i kujt është Balili, ndërkohë që ky është një Balil i vetëm që ka me dhjetra të tjerë  që lëvizin lirshëm kjo qeveri nuk është më legjitime dhe si i tillë puna në komisionet parlamentare nuk mund të jetë normale sepse nuk mund të jemi më në një parlament normal dhe prandaj ka qenë vendimi i tillë i grupit parlamentar të PD.

Pra kjo është një braktisje përfundimtare e Parlamentit?

Bogdani: E komisioneve parlamentare po

Është një rrugë që do të shkojë dhe në braktisjen e Parlamentit?

Bogdani: Jo sepse fatkeqësisisht parlamenti dhe foltorja e parlamentit është i vetmi podium sot ku zëri i opozitës mund të dëgjohet. E them fatkeqësisht duke pasur parasysh situatën e mediave në vend ku kemi një formë të re diktature. Nëse në kohën e diktaturës kishte një Televizion dhe një gazetë, sot kemi dhjetra televizione por askush që   flet zërin real të qytetarëve shqiptarëve, të gjithë që këndojnë këngën e qeverisë, me ndonjë përjashtim si Ora Neës dhe prandaj dhe mbase i ndëshkuar në çështjen e licencave, kur sot kemi një qeveri që kontrollon mediat, pronarët e mediave dhe një qeveri që po tenton të mbyllë portalet online.

Braktisja e komisioneve është me afat apo e papërcaktuar?

Bogdani: Në këtë moment është e papërcaktuar, por duke qenë se për ne kjo qeveri ka rënë sepse është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve shqiptarë do të jetë deri në fund të këtij parlamenti.

Në lidhje me protestën, e cila do të zhvillohet në 18 shkurt Bogdani tha se kjo është një protestë që ka kryefjaë korrupsionin. Protesta do të zhvillohet në Tirnaë dhe më pas do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Bogdani: Korruposioni do të ishte kryefjala, kundër një qeveria apo një grupi pushtetarësh tejet të korruptuar, të cilët me korrupsionin e tyre galopant ja kanë vështirësuar jetën qytetarëve të ndershëm. Nuk është një protestë e PD, por e thirrur nga PD, por jam i bindur që cdo shqiptar ka qenë i prekur nga kjo keqqeverisje. Protesta e datës 18 do të jetë në Tiranë dhe pastaj vazhdimi do jetë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura