Bolonja i thotë “po” ofertës së Arsenalit, Kalafjori shumë shpejt zbarkon në Londër

Jul 5, 2024 | 14:19
SHPËRNDAJE

Ka ditë që Arsenali ka qenë në ndjekje të Rikardo Kalafjorit, mbrojtësit që për momentin është në pronësi të Bolonjës, ku zhvilloi një sezon mjaft të mirë me ta, por për të mos u harruar edhe paraqitja e tij me kombëtaren italiane.

Kalafjori

“Topçinjtë” i kanë bërë një ofertë zyrtare klubit italian mbrëmjen e kaluar. Londinezët i kanë ofruar një shumë prej 55 milion eurosh Bolonjës në këmbim të blerjes së kartonin të mbrojtësit.

Skuadra italiane e ka pranuar ofertën, ku duhet përmendur se edhe vetë lojtari është komplet dakord me këtë lëvizje.

Në Angli flitet për një kontratë 4-vjeçare deri në vitin 2028, me një pagë rreth 4 milion euro në sezon, një shifër më shumë se 4 herë më e madhe se ajo se çka përfitonte në Bolonja, 750 mijë euro në sezon.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura