Broja kundër Guardiolës, prestigjiozja “The Sun” e skanon shqiptarin me reportazhin e “Panorama Sport”

Jan 22, 2022 | 16:36
SHPËRNDAJE

Armando Broja bëhet gjithnjë e më shumë personash i mediave të njohura britanike, dhe e përditshmja “The Sun” ka zgjedhur pikërisht një reportazh të publikuar nga “Panorama Sport” për futbollistin kuqezi, që të tregojë se kush është djaloshi i cili po mahnit Anglinë. Në ditën e ndeshjes se Sauthempton ndaj Mançester Sitit të Guardiolës, e gjithë vëmendja ishte pikërisht te sulmuesi shqiptar.

broja

“The Sun” tregon fillimet e Brojës dhe si u bë një emër i njohur në futbollin anglez duke kapërcyer shkallët në radhët e akademisë së Çelsit. Më pas, tregon edhe prejardhjen e futbollistit nga fshati Kamicë në Malësinë e Madhe dhe si prindërit emigruan në Angli, ku ai lindi. Por Broja dhe familja e tij nuk harruan kurrë lidhjet me vendlindjen dhe në vizitat e tyre të shpeshta, ndërtuan edhe fushën e futbollit para shtëpisë që ai të vazhdonte të stërvitej edhe kur ishte me pushime.

Fotoja e kësaj fushe të vogël të improvizuar, është pikërisht ajo e reportazhit të “Panorama Sport” rreth futbollistit, të cilin mund ta gjeni të plotë më poshtë, për të mësuar më shumë rreth talentit që është kthyer në idhullin e tifozëve shqiptare e tani po mahnit edhe Anglinë.

 

 

LEXO EDHE REPORTAZH/ Një ditë në fshatin e Armando Brojës, fushë edhe brenda… shtëpisë (E PLOTË)

“Luante me gjithë fisin, babai i krijoi mundësi stërvitje edhe para shtëpisë”, flasin pjesëtarët e fisit të Brojës: Armando vjen çdo verë, si emigroi i ati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura