Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një turne ndeshjesh miqësore në Austri. Trajneri Artan Bushati ka vendosur të thërrasë disa nga talentet më të mirë që luajnë në Perëndim. Mes tyre janë Fatmir Hysenbelliu (Xhenoa), Ergis Kaçe (PAOK), Roland Shehu (Modena) etj.
Kuqezinjtë do të qëndrojnë për rreth një javë në Austri dhe do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore. Më datën 27 maj, skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Bushati do të ndeshet me Uzbekistanin, ndërsa më 30 maj do të përballet me Holandën. Për stafin kuqezi, këto dy ndeshje do të jenë një shans i mirë për të parë gjendjen e futbollistëve dhe për të piketuar disa prej tyre për të ardhmen. Mesfushori kosovar i Grasshoperit, Mërgim Brahimi, do të ketë mundësinë që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi edhe në ndeshje zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit ka pohuar se kanë nisur tashmë procedurat për pajisjen me dokumente të këtij futbollisti. “Po punohet shumë me të rinjtë e talentuar që luajnë jashtë Shqipërisë. Ne kemi hartuar një strategji të qartë dhe shpresojmë të jetë efikase, për afrimin e talenteve, jo vetëm ata që luajnë jashtë vendit, por, edhe për futbollistët që aktivizohen në skuadrat shqiptare”, ka thënë për mediat, zv. sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Besnik Çela.
LISTA E KOMBËTARES U-21
Stivi Frashëri portier Bylis
Endi Naço portier Teuta
Arsen Sykaj mbrojtës Vllaznia
Roland Peqini mbrojtës Dinamo
Orgest Gava mbrojtës Elbasani
Roland Shehu mbrojtës Modena
Denis Simani mbrojtës Grasshoper
Shkodran Nuredini mbrojtës Fc Dubndrof
Agonit Sallaji mbrojtës Nojshatel Ksamaks
Imran Bunjaku mesfushor Grasshoper
Erjon Vucaj mesfushor Laçi
Fatmir Hysenbelliu mesfushor Xhenoa
Armando Vajushi mesfushor Vllaznia
Odise Roshi mesfushor Këlni
Leutrim Osaj mesfushor Nk Maribor
Mërgim Brahimi mesfushor Grasshoper
Ergis Kaçe mesfushor PAOK
Bekim Bala sulmues Tirana
Gëzim Istrefi sulmues GAIS Goteborg
Soni Gëzdari sulmues Saso Markoni