Çfarë fshihet pas vdekjes së Rizajt dhe Ndrecajt? Prokuroria rrëzon MPJ maqedonase: Nuk u kapën gjallë, u vranë gjatë aksionit në Kumanovë

Jun 8, 2015 | 19:25
SHPËRNDAJE

Prokuroria publike e Maqedonisë thotë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kanë qenë në mesin e 10 personave të vrarë gjatë aksionit policor më 9 dhe 10 maj në Kumanovë. Në përgjigjen e dërguar me shkrim për televizionin Alsat, prokuroria thotë se këtë e ka dëshmuar edhe ekspertiza e kryer nga instituti i Mjekësisë Ligjore.


“Gjatë ekspertizës së prokurorit kompetent pranë Prokurorisë themelore publike për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç kemi informuar tashmë, janë gjetur 10 trupa të personave të vdekur të cilët janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku sipas njoftimit të marrë për identifikimin e personave të vdekur, janë identifikuar edhe personat për të cilët jeni interesuar ju”, thonë nga Prokuroria.

Ndërkaq në pyetjen përse Ministria e Jashtme tre ditë pas aksionit i pati dërguar informatë Ambasadës së Kosovës në Shkup, në të cilën Ndrecaj dhe Rizaj figuronin në mesin e personave të arrestuar, nga Prokuroria thonë se këtë përgjigje duhet ta kërkojmë vetëm nga MPJ-ja.

Pas shumë insistimeve, nga Ministrisë e Jashtme thanë të premten se lista dërguar ambasadës kosovare ka qenë paraprake.

Po ashtu, edhe nga MPB-ja që furnizonte MPJ-në me informata mbi të arrestuarit, një ditë më parë, theksuan se institucionet kosovare janë njoftuar pas kryerjes së procedurave të nevojshme.

“Menjëherë pas ekspertizës së përfunduar, autoriteteve të Kosovës iu dërguan të dhënat e domosdoshme për identifikimin e trupave. Opinioni u informua kur përfundoi identifikimi”, thanë nga Ministria e Brendshme.

Institucionet kosovare vazhdojnë që ta evitojnë këtë çështje në heshtje, prej 5 ditësh tashmë. Ambasadori Ylber Hysaj është i pakapshëm në telefon, ndërsa nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk përgjigjen as në kërkesën, dërguar nga ALSAT, lidhur me të dhënat kontradiktore, si dhe në rast se do të kërkojnë hetim ndërkombëtarë për këtë rast.

Më 3 qershor televizioni Alsat publikoi një letër me të cilën MPJ-ja njoftoi ambasadën e Kosovës me emrat e personave të arrestuar në aksionin e Kumanovës ku figurojnë edhe emrat e Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt të cilët më pas u shpallën të vdekur.

MPJ-ja konfirmoi autenticitetin e letrës të cilën njëkohësisht e quajti edhe si paraprake.

Hapja e një hetimi ndërkombëtar tani është përmendur vetëm jozyrtarisht, por as në Shkup dhe as në Prishtinë nuk ka një kërkesë zyrtare për këtë. /AlsatM/

Ja ç’shkruan në letrën që pretendohet të jetë zyrtare e MPJ-së drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës:

“Ministria e punëve të jashtme e RM-së shpreh respektin e lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe ka nderin të ndajë me ju informacionin e Ministrisë së punëve të brendshme të RM-së, sipas së cilës, më 9 maj të vitit 20015, në stacionin policor në Kumanovë , për shkak të kryerjes se veprave penale në territorin e Maqedonisë, janë privuar nga liria shtetasit e Kosovës:

Fadil Elshani
Esat Kafixholu

Demë Shehu
Andi Krasniqi
Muhamed Krasniqi
Shefqet Avaci
Hajrush Avdija
Betim Kabashi
Genc Sefa
Landrit Rustemi
Beg Bajra
Fatmir Recica
Sevdail Miftari
Lirim Krasniqi
Bajram Elshani
Sami Ukshini
Valdet Zeka 
Mirsad Kerimi
Demë Shehu
Sami Ukshini
Mirsad Ndreca
Beg Rizaj dhe
Ziadin Krasniqi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura