Çfarë ndodh kur pimë ujë me stomakun bosh?

Jul 2, 2024 | 16:34
SHPËRNDAJE

Të gjithë njerëzit duhet të pinë të paktën 7-8 gota ujë çdo ditë për të mbajtur trupin tonë të hidratuar.

waterka-thumb-large

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të pimë ujë jo vetëm gjatë ditës, por konkretisht sapo zgjohemi në mëngjes.

Ndërsa ne flemë, trupi ynë dehidratohet, sepse ka nevojë për lëngje për të funksionuar dhe burimi i vetëm i tij gjatë atyre orëve janë lëngjet që ka tashmë. Për të reduktuar yndyrën e trupit tonë, është e rëndësishme të pini shumë ujë.

Gjithashtu, uji na ndihmon të rrisim nivelin tonë të energjisë.

Në përgjithësi, nëse e bëjmë zakon të pimë një gotë të madhe ujë me stomakun bosh çdo mëngjes sapo zgjohemi, do të kemi përfitimet e mëposhtme:

  1. Rritja e prodhimit të qelizave të reja
  2. Lëkurë më e shndritshme
  3. Shëndeti më i mirë i sistemit limfatik
  4. Humbje më e madhe peshe
  5. Pastrim më i mirë i zorrës së trashë
  6. Rezistencë më e madhe ndaj sëmundjeve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura